Vendosni fjalën kyçe....

“Po garoj për të mundur presidentin Trump” – Bloomberg shpall zyrtarisht kandidaturën


Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nga radhët e demokratëve.

Ai planifikon të shpenzojë deri në 31 milionë dollarë për reklamat në televizione në të gjithë vendin, raportoi ‘Fox News’.

‘Unë po kandidoj për president për të mposhtur Donald Trump-in dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë katër vjet të tjera të veprimeve të pamatura dhe joetike të Presidentit Trump. Ai përfaqëson një kërcënim ekzistencial për vendin tonë dhe vlerat tona. Nëse ai fiton një mandat tjetër në detyrë, ne kurrë nuk mund të shërohemi nga dëmi i pësuar’, tha ai në një deklaratë zyrtare.

Sipas ish-kryetarit, mundësitë për këtë nuk mund ishin kurrë më të mira.

‘Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje. Dhe ne duhet të fillojmë të rindërtojmë Amerikën. Unë besoj se përvoja ime në biznes, qeveri dhe filantropi do të më lejojë të fitoj dhe të udhëheq’, shtoi Bloomberg.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *