Vendosni fjalën kyçe....

Qëndronte “e fshehur” prej 8 vitesh, publikohet fotografia e Princit Andrew me 17-vjeçaren


Fotografia që e përndjek Princin Andrew është parë e plotë për herë të parë: Imazhi i paprishur zbulon brendësinë e shtëpisë së Ghislaine Maxwell ndërsa Duka, atëherë 41 vjeç, i shtrëngon krahun rreth belit një 17-vjeçareje pas vizitës në klubin e natës ‘Trump’.

Princi shihet teksa i kalon dorën përreth belit 17-vjeçares Virginia Roberts.

E bërë në shtëpinë në Belgravia të mikut të Andrew, Ghislaine Maxwell, fotografia është bërë një provë e rëndë për Princin Andrew i cili pak ditë më parë e mohoi se e njihte adoleshenten dhe se asokohe nuk kishte qenë në vendin që pretendohet.

Fotografia është riprodhuar herë të panumërta në të gjithë botën që kur u botua për herë të parë nga ‘The Mail on Sunday’ në shkurt 2011, por deri më sot ajo nuk është treguar kurrë e plotë.

Princi është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar, për të sugjeruar se ishte falsifikuar. Në fakt, fotografia e plotë, e paprishur nuk bën asgjë tjetër veçse shton dyshimet ndaj petendimeve të princit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *