Vendosni fjalën kyçe....

Dërgimi i vëllait të Xhafaj në Itali, Malaj: U shkel Ligji, u bë për mbrojtjen e tij

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, aktualisht gjyqtarë në Apel, flet me tone të ashpra për veprimin që Policia e Shtetit bëri me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai thotë se gjithçka është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për të mbrojtur vëllain e Xhafajt. Sipas Malajt, Shteti veproi ndryshe me Agron Xhafaj, nuk e ndaloi në fillim, por e dërgoi brenda natës në Itali.

“Vendimi në kundërshtim me ligjin u çua jashtë shtetit. Ai duhet të vuante dënimin, por ka një procedurë ligjore dhe pse u ndoq një rrugë tjetër. Është arbitraritet i madh. Nuk mund të firmosë vetëm Ministri i Drejtësisë. Fillimisht çdo njeri që duhet të dërgohet jashtë shtetit ndalohet dhe brenda 40 ditëve zbatohen procedurat.

Ne miratojmë ligje dhe vet këta që i miratojnë nuk i zbatojnë. Ai që k shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit. Unë nuk dua ta di fare se vëllai i kujt është ai që vjen në sallën e gjyqit dhe unë zbatojë ligjin. Pse duhet të shkelet ligji. E vetmja gjë është që ai të shpëtonte. Pyetja e të pandehurit është baza e një procesi penal. Unë problemin më të madh e kam tek zbatimi i ligjit. Sot policia e shtetit nuk bënë detyrën e vet, nuk është e organizuar, sepese nëse ata do të sjellin letrat në gjykatë nuk ka asnjë prokuror e gjyqtarë që do të veprojë ndryshe”.

Jeni i sigurtë për këtë?

“Nuk dua të paragjykojë, por unë nuk dua të mbrojë asnjë gjykatës. Po flasim për pjesën e shëndoshë të gjyqtarëve, ata që e zbatojnë ligjin. Në Gjykatë e Apelit të Tiranës shumica e gjyqtarëve kanë dalë në pension”, u përgjigj Malaj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BoldNews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *