Vendosni fjalën kyçe....

“Filloni hetimet, ndaloni punimet”- Banorët e Astrit protestojnë para Prokurorisë së Tiranës


Banorët e Unazës së Re, sikurse kishin paralajmëruar kanë nisur protestën para Prokurorisë së Tiranës.

Me thirrje “Qeveria e krimit”, “Filloni hetimet” dhe “Ndaloni punimet”, ata janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të opozitës.

Policia u ka kërkuar banorëve që të lirojnë rrugën duke i paralajmëruar se do të ndëshkohen sipas ligjit. Në një kohë kur janë shembur një pjesë e banesave, banorët e Unazës i bëjnë thirrje organit të akuzës që të ndalojë punimet në zonë e të zbardhë atë që e cilësojnë si aferë korruptive.

Banorët e Unazës së Re kanë më shumë se një vit që protestojnë duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, nga Pallati me Shigjeta te Ish-Sheshi Shqiponja. Punimet u ndërprenë muaj më parë për shkak të parregullsive që u zbuluan në njërin nga segmentet e projektit, pas dokumenteve të publikuara nga demokrati Agron Shehaj.

Por dy javë më parë, IKMT-ja e shoqëruar nga qindra forca policie zhvilluan një aksion në zonë duke prishur më shumë se 30 banesa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *