Ministri i Ekonomisë në Gjermani ka mbështetur përfshirjen e kinezëve të ‘Huawei’-t në rrjetet 5G të vendit, megjithë pretendimet e SHBA-së.
Ai tha se se firmat amerikane nuk u mënjanuan gjatë skandalit famëkeq të ‘NSA’-së (National Security Agency).
‘Berlini nuk i ‘bojkotoi’ ndërmarrjet amerikane pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) u gjet duke përgjuar telefonat e kancelares, Angela Merkel dhe paraardhësit të saj, Gerhard Schröder në vitin 2013,’ tha të dielën Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.
‘SHBA-ja gjithashtu kërkon nga kompanitë e saj që ata të kalojnë disa informacione që janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin,’ vazhdoi Altmaier, duke theksuar se edhe nëse ‘Huawei’ përfundimisht zbulohet se po kalon të dhëna në Pekin, Uashingtoni nuk do të kishte asgjë që nuk kërkohet tashmë që është marrë nga kompanitë amerikane që punojnë në Gjermani.
Komentet e ministrit kanë zemëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, i cili ka qenë një nga zërat më të rreptë që e shtyu Berlin të largojë kinezët e ‘Huawei’-t.
‘Pretendimet e fundit nga zyrtarë të lartë gjermanë se Shtetet e Bashkuara janë ekuivalente me Partinë Komuniste Kineze janë një fyerje për mijëra trupa amerikane që ndihmojnë në sigurinë e Gjermanisë,’ tha Grenell në deklaratë.