Pas grabitjes spektakolare në Vault Green, në Dresden, policia ka publikuar një video nga momenti i grabitjes.
Janë dy persona që kanë hyrë në ndërtesë përmes një dritareje duke vjedhur thesare thuajse mbi 1 miliard euro.
Sipas gjetjeve fillestare të policisë, në grabitje mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona. Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë. Një komision i posaçëm 10 anëtarësh i quajtur “Epaulette” është aktualisht në kërkim të autorëve me të gjitha forcat.
Nga ana tjetër, policia u ka bërë thirrje hajdutëve që të mos shkrijnë objektet me vlera të rralla. Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.
Hetime intensive po zhvillohen ndërsa fare pranë muzeut ndodhet një autostradë për në Berlin dhe Poloni.