Një grua myslimane është vlerësuar si heroinë pas ndërhyrjes së saj ndaj një burri që bërtiste me thirrje raciste ndaj një familjeje hebreje në një metro në Londër.
Asma Shuweikh u përpoq të ndalonte burrin që abuzonte ndaj familjes hebreje, tregohet në një video të filmuar nga një udhëtar.
Videoja tregon një burrë që sulmon me thirrje antisemite një familje në metro. Ndërsa më pas gruaja myslimane përplaset verbalisht me burrin ndërsa ky i fundit e kërcënon.
Shuweikh tha se ajo ishte e motivuar të vepronte sipas përvojave të veta, pasi edhe ajo ishte sulmuar për besimin e saj.
Veprimi i i saj u përshëndet nga shumë OJF e institucione mbi liritë e të drejtat e njeriut dhe ato të lirive fetare. Ndërkohë burri që sulmoi familjen hebreje është arrestuar nga policia e Londrës.