Vendosni fjalën kyçe....

I dogjën makinën, gjyqtari Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion (VIDEO)


Gjyqtari Andri Ymeri të cilit i dogjën makinën gjatë natës, ka deklaruar para medieve që personat që e kanë bërë këtë gjë s’mund t’i bëjnë presion atij.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Kaq kam me thënë. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar. Nuk jep më tepër komente. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë në institucion”, deklaroi Ymeri.

Dy persona me skafandër në kokë i dogjën gjyqtarit automjetin pas orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar. Makina ndodhej e parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Flakët kanë përfshirë dhe një automjet tjetër që ndodhej ngjitur me makinën e gjyqtarit. Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë, por emrat e tyre nuk janë bërë ende të ditur nga policia. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *