Do preferoni që makina juaj të digjet ose të mbulohet me fekale?
Një burrë rus i pësoi të dyja kur automjeti i tij ‘BMW’ mori flakë dhe i pari që e ndihmoi iste drejtuesi i një kamioni që shërben për pastrimin e fekaleve.
Një shofer i pafat në qytetin rus të Samaras u ndodh para një situate të vështirë pasi pjesa e përparme e makinës tip ‘BMW X6’ mori flakë nën kofano.
Pranë tij ndodhej një makinë që përdoret për pastrimin e fekaleve.
Ngarkesa që kishte kamioni mund të ndihmojë në shuarjen e flakëve por me një kosto të rëndë, duke qenë se për shuarjen e flakëve u përdorën fekalet.