Vendosni fjalën kyçe....

Inter në kërkim të një fantazisti, kërkon Eriksen nga Tottenham


Fantazisti danez i Tottenham, Cristian Eriksen e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Londra dhe as ulja në stolin e “Spurs” e një emri si Jose Mourinho, nuk ka ndikuar që të pranojë rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme.

Eriksen ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane, por së fundi në garë ka hyrë zyrtarisht edhe Interi, pasi Administratori zikaltër, Giuseppe Marotta ka takuar agjentin e fantazistit në Milano, për të marrë informacione.

Nga sa raportohet nga mediat italiane, agjenti i Eriksen ka kërkuar një pagë prej 10 milionë eurosh për klientin e tij dhe një kontratë 4-vjeçare, shifra këto që “joshin” Marottën dhe Suning, duke qenë se futbollisti do të vijë me parametra zero.

Megjithatë duhet theksuar se agjenti i Eriksen ka bisedime të hapura me disa klube europiane, si Juventus, Real Madrid, Manchester United, etj., ndaj vendimi final do t’i takojë vetë danezit, që nuk ka ndërmend të nxitohet deri në qershor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *