Vendosni fjalën kyçe....

Investimi më i madh në 154 vjet histori, kompania gjermane projekt 10 miliardë dollarë në Kinë


Prodhuesi më i madh kimik në botë ‘BASF’ ka filluar zyrtarisht ndërtimin e projektit të tij të prodhimeve petrokimike në provincën jugore të Kinës, Guangdong. Ky është investimi më i madh në historinë 154-vjeçare të kompanisë gjermane.

Bazuar në Zhanjiang, projekti ‘Verbund’ do të jetë kompleksi i parë i kimikateve në pronësi të huaj në Kinë.

‘Ne jemi të kënaqur kur shohim se projekti ynë në Kinë po përparon,’ tha Martin Brudermüller, kryetari i bordit të drejtorëve ekzekutive në ‘BASF’.

Ai shtoi se vendi i ri ‘Verbund’ do të jetë një model për prodhim të qëndrueshëm që kontribuon në zhvillimin e një ekonomie në Kinë.

Fabrika do prodhojë kryesisht plastikë inxhinierike dhe poliuretan termoplastik (TPU) si dhe disa produkte petrokimike të përdorura gjerësisht në industrinë automobilistike e elektronikë.

Faza e parë e projektit pritet të nisë në vitin 2022, me një kapacitet prodhimi prej 60,000 tonësh në vit. I gjithë projekti është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2030.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *