Vendosni fjalën kyçe....

KLP miraton 8 prokurorët për SPAK, kur bëjnë betimin te Presidenti Meta


KLP ka konfirmuar ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion SPAK, me miratimin e 8 prokurorëve, duke zbuluar dhe datën kur ata pritet të bëjnë betimin te presidenti i Republikës, Ilir Meta.

 “Ne dt.19 Dhjetor keta 8 prokurore do te kryejnë betimin para Presidentit dhe ky vendim hyn ne fuqi” – njofton KLP.

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas shumë muajve pritje shqyrtoi dhe miratoi tetë prokurorët që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK. 

KLP javën e kaluar tha se me emërimin e prokurorëve do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

SPAK është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.

LISTA E ANËTARËVE TË SPAK-ut

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *