Ministri për Diasporën, Majko, i bëri thirrje presidentit Meta që të ulë palët në dialog.
Pas daljes nga salla ku kryeministri Rama prezantoi paketën speciale anti-KÇK, Majko tha se presidenti nuk mund të dalë e të bëjë miting nëpër Shqipëri.
‘Unë mendoj që nuk është koha për tubime. 8 dhjetori i takon një situate e një brezi në një moment të caktuar. Mendoj se presidenti si simboli i unitetit kombëtar, i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kam kuptuar drejt, mbase, konceptin se duhet të dalë presidenti nëpër Shqipëri për të bërë miting. Nuk e kuptoj. Nuk di të ekzistojë precedent tjetër në një vend perëndimor ku ne duam të jemi pjesë.’ – tha Majko.