Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllen hetimet për Arben Ndokën dhe një nga grupet e dosjes “339”


Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për një nga grupet e ‘Dosjes 339’, lidhur me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun.

Pjesë e grupit të të akuzuarve, është dhe ish-deputeti socialist në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij. Mes të pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.

 Veprat penale për të cilat akuzohen këta persona janë’Falsifikimi i dokumenteve”, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Në mars të vitit 2018, policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Përveç ish-deputetit socialist të Lezhës Arben Ndoka, policia vuri në pranga edhe vëllain e tij, Xhevahir Ndoka, i cili dyshohet se ka të bëjë me të njëjtën çështje për të cilën është ndaluar ish-deputeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *