Vendosni fjalën kyçe....

Nisma kundër KÇK-së, habit Peza: Nuk është shpikje e Shqipërisë, e ka bërë edhe SHBA-ja


Sekretari për Mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza ka dhënë një shpjegim ndryshe për paketën e prezantuar nga Rama sot, kundër KÇK-së.

Sipas Pezës nuk është shpikje e Shqipërisë, pasi SHBA-ja e ka bërë një nismë të ngjashme pas sulmeve të 11 shtatorit.

Kjo nismë ligjore speciale, është një nismë provizore që nuk ka efekte penale por administrative, është e përkohshme. Nuk bën dënim penal, por ndjekje administrative.

Pse bëhet tani dhe jo më përpara? Sepse ka një situatë specifike në raport me zhvillimin e ndërtimit të institucionet e drejtësisë dhe me krimin. Kjo nuk është një nismë që është shpikje e Shqipërisë.

Shumë shtete demokratike, për situata specifike e kanë bërë. E kanë bërë SHBA pas 11 shtatorit. E ka bërë Italia për luftën ndaj mafias”-deklaroi Peza.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *