Vendosni fjalën kyçe....

OKB nxjerr shifrat e frikshme: Një e treta e grave dhe vajzave në botë janë dhunuar


Ky është realiteti i hidhur: Një e treta e të gjitha grave dhe vajzave përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre.

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, gjysma e grave të vrara në të gjithë botën u vranë nga partnerët ose familjarë të tyre, dhe dhuna e kryer ndaj tyre është shkak i vdekjes dhe paaftësisët’u riprodhuar apo i sëmundjeve të ndryshme, po aq sa aksidentet rrugore dhe malarja të kombinuara bashkë.

Ky raport vjen në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Sipas këtij raporti, është shumë e vështirë të mësohet numri i saktë i përdhunimeve dhe sulmeve seksuale për shkak të frikës së shpeshtë të viktimave që t’i raportojnë ato.

Megjithatë, vlerësohet se rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën kanë kryer seks të detyruar në një moment të jetës së tyre.

Sipas studimeve të OKB-së në SHBA, rreth 70 përqind e grave kanë përjetuar dhunë fizike dhe seksuale nga një partner.

Gati një e katërta e studentëve femra në kolegje raportuan se kishin përjetuar sulme seksuale ose sjellje të pahijshme në SHBA.

Dhuna e partnerëve është realitet për 65 përqind të grave në disa pjesë të Afrikës nën-Sahariane, dhe rreth 40 përqind e grave në Azinë e Jugut, si dhe në pjesët Ande të Amerikës Latine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *