Vendosni fjalën kyçe....

Paketa Anti-KÇK, proces privat paralel vetingu ndaj prokurorëve e gjykatësve në detyrë


Kryeministri Rama, ka propozuar që pezullimi dhe nisja e hetimit ndaj gjykatësve apo prokurorëve ndaj të cilëve ka dyshime të bëhet me kërkesë të ministrit të Brendshëm, atij të drejtësië dhe/ose vendim të KLP-së e KLGJ-së.

Kjo masë do zëvendësojë Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë (ILD) që nuk është ngritur ende e do funksionojë deri në ngritjen dhe funksionimin e plotë të këtij institucioni dhe do jetë pjesë e paketës speciale anti-KÇK që u prezantua sot nga Rama, shkruan Exit.al.

Me anë të kësaj mase, Rama, fiton të drejtën që të hetojë pasurinë e  prokurorëve e gjykatësve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar procesit të vetingut, duke bërë një veting paralel përveç atij që kryhet nga KPK-ja e institucionet e tjera të vetingut.

Mbi bazën e këtij kontrolli, Kryeministri do të ketë të drejtën të pezulloj nga puna gjykatësit dhe prokurorët, e më pas do të nisë hetimet ndaj tyre.

Përveç kësaj, pezullimi apo hetimi i gjykatësve e prokurorëve që nuk kanë dalë ende para KPK-së, shërben si pararendës i vendimit që mund të marrë KPK-ja në rastin kur atyre do u vijë radha të dalin para vetingut.

‘KLP-ja e KLGj-ja duhet të marrin masë për pezullimin e inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë. Jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK-së shkel ligjin e askush nuk vepron. Deri në krijimin dhe funksionimin e plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Nëse inspektimi vlerëson se anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi ose prokurori është në shkelje, mbi të duhet të fillojë i njëjti proces. Procesi anti-mafia. Barra e provës atij dhe të provojë nga i buron pasuria.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *