Vendosni fjalën kyçe....

“PD përshëndet ngritjen e SPAK-ut, Rama po e dublon me grupin nën kontrollin e tij”


Partia Demokratike ka përshëndetur ngritjen e SPAK-ut.

Në një deklaratë për mediat, numri dy i PD-së, Bardhi, tha se selia blu e mbështet funksionimin e pavarur të këtij institucioni edhe pse përballë tij qëndron kryeministri Rama, i cili e pengoi ngritjen e tij për 3 vjet me radhë.

‘Në ditën e ngritjes së tij, SPAK ka përballë të njëjtin kundërshtar që e pengoi për 3 vjet me rradhë. Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë.’ – tha Bardhi.

Më tej ai shoi se paketa e prezantuar nga kryeministri nuk ka asnjë masë të re krahasuar me ligjet ekzistuese ndaj krimit të organizuar e mafias dhe e vetmja e re është marrja e kompetencave të SPAK-ut.

‘Në thelb, ligji RKÇK (Rama Kap ÇA T’KAPËSH) nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit,’ theksoi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *