Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detajet për 15-vjeçarët e gjetur të shtrirë në rrugë: Ishin në një festë ditëlindjeje


Policia jep detaje lidhur me dy të miturit të cilëtu gjetën të shtrirë në rrugë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Dy 15-vjeçarët kishin konsumuar pije alkolike dhe ishin dehur gjatë një feste ditëlindje në një lokal. Si rezultat janë marrë masa ndaj lokalit që ka lejuar përdorimin e alkoolit për të miturit.

“Mbrëmjen e djeshme,  në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin  e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar  pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”,  Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor  Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i  ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

 Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësim.”– njofton policia.

Ndërkohë ka dyshime se përveç alkolit, dy adoleshentët mund të kenë konsumuar dhe hashash, ç’ka ka rënduar më tej gjendjen e tyre.

Identiteti i të miturve nuk dihet ende ndërsa më herët ata ishin parë në shoqërinë e disa personave më të rritur të cilët janë të skeduar nga policia si shpërndarës droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *