Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e Bulqizës zbuloi vulgun e Tiranës


Blog-Autor: Edon Qesari

Çështja është e tillë: Përpara pak kohësh u themelua një sindikatë – e pavarur nga ato zyrat e llogarive elektorale që bëjnë sikur janë sindikata – e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të sektorit të minierave të Bulqizës. Pesë ditë pas themelimit, në shkelje të çfarëdolloj kodi të mundshëm ligjor, duke filluar nga ai i Punës, kreu i kësaj sindikate u nxor në rrugë.

Metoda është kaq tipike sa në Tiranë as që tingëllon më kaq çuditshëm që dikush të flaket jashtë sepse i kërkon të drejtat (në mos i kthen fjalën) padronit. E megjithatë, sot në mëngjes, minatorët kanë lënë punën dhe janë bashkuar në protestë, nisur nga një ndërgjegje shoqërore që, mesa duket, media, shoqëria civile dhe ajo politike e kryeqytetit nuk paska.

Se përndryshe nuk ka si shpjegohet heshtja e disa duzina organesh informacioni e kënde opinion-bërësish që eglendisen me gazrat e rigonit të Tiranës, e që iu qepet goja përpara një guximi të tillë për të thyer frikën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *