Dy fëmijë janë vrarë në Kaliforni të shtunën në mëngjes, ndërsa ishin të ulur brenda një furgoni në parkingun e një shkolle fillore.
Autoritetet thanë se dy djemtë e moshës 11 dhe 14 vjeç, ishin të ulur në furgon jashtë shkollës fillore Searles, kur disa persona të armatosur hapën zjarr drejt automjetit.
Fox News shkruan se shumë qytetarë thirrën policinë dhe raportuan se dëgjuan të shtëna me armë. Policia mbërriti në shkollë dhe gjeti djemtë me plagë.
Djali më i madh ndërroi jetë në vendin e ngjarjes ndërsa djali më i vogël humbi jetën rrugës për në spital.
“Si vret thjesht fëmijë?”– tha një nënë, e cila kishte djalin e saj në të njëjtën shkollë me fëmijët e vrarë.
Ajo tha për djalin e saj: “Nuk mendoj se ai e ka kuptuar këtë ende. Ai ka frikë të dalë jashtë.”
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.