Vendosni fjalën kyçe....

Zidane e do me çdo kusht Mappe: Jam i dashuruar me të


 

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane prej kohësh e ka shprehur admirimin e tij për Kylian Mbappe dhe shpesh herë në intervistat e dhënë për mediat, është shprehur se në të ardhmen do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij 20 vjeçarin.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme në vigjilje të sfidës mes Real Madriridit dhe Paris Saint Germain në “Champions League”, Zidane e ka konfirmuar edhe njëherë se sa shumë e vlerëson Kylian.

“Për të nuk mund të flitet për dashuri me shikim të parë. Ka shumë kohë që unë jam i dashuruar me të. Ka vite! Mbappe ka ardhur edhe këtu në Valdebebas për të kryer një provë ku ka qenë shumë i vogël. Megjithatë të mërkurën në mbrëmje Kylian është vetëm një rival për ne”, u shpreh tekniku francez.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *