Një 17-vjeçar i bllokuar nën rrënojat e një banese të prishur te zona e ish-Kënetës në Durrës, është gjallë dhe po punohet për nxjerrjen e tij.
Më herët nga e njëjta banesë u nxorrën dy trupa të pajetë ndërsa nuk dihet ende fati i 3 fëmijëve të mitur që janë ende nën rrënoja.
Në kohën e rënies së tërmetit në banesë ishte gjyshja, djali i saj i paralizuar me bashkëshorten si dhe 4 fëmijët e djalit tjetër.