Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshjen që NATO të përdorë bazën në Detin e Zi


Bullgaria ka pranuar të lejojë NATO-n, që të përdorë portin e saj në Detin e Zi derisa tensionet rriten midis Aleancës Veriatlantike dhe Rusisë janë në rritje.

Marrëveshja u arrit pas një takimi midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, në Shtëpinë e Bardhë, më 25 nëntor.

NATO-ja ka forcuar mbrojtjen e saj në Evropën Lindore, përfshirë rajonin e Detit të Zi, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë më 2014 dhe konfiskoi anijet e marinës ukrainase më 2018.

NATO-ja në fillim të këtij viti kreu stërvitje ushtarake në Detin e Zi që përfshinte më shumë se 20 anije dhe ekuipazhe nga Rumania, Bullgaria, Kanada, Greqia, Holanda dhe Turqia.

Flota ushtarake e Rusisë në Detin e Zi është e vendosur në Krime.

“Duke parë me shqetësim situatën e sigurisë në Detin e Zi, Shtetet e Bashkuara mirëpresin ofertën e Bullgarisë për të siguruar koordinimin detar në Varna në mbështetje të iniciativës së pranisë së shtuar të NATO-s”, thanë Shtetet e Bashkuara dhe Bullgaria në një deklaratë të përbashkët.

Zyrtarët amerikanë dhe bullgarë do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm ushtarak detar, thuhet në deklaratë.

Anëtarët e NATO-s Bullgaria, Rumania dhe Turqia kufizojnë Detin e Zi së bashku me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Rusinë.

Ukraina dhe Gjeorgjia kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO.

Trump priti presidentin rumun, Klaus Iohannis, muajin e kaluar, si pjesë e një serie angazhimesh me drejtues të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Këto vende përfshijnë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe Austrinë.

Para ardhjes së tij në Uashington, Borisov u tha gazetarëve se ai nuk do të lejojë një bazë të përhershme ushtarake të NATO-s në Detin e Zi, një veprim që do të zemëronte Rusinë.

Mirëpo, Bullgaria ra dakord të vazhdojë të rrisë shpenzimet e saj ushtarake për të modernizuar ushtrinë dhe për të përmbushur objektivat e shpenzimeve të NATO-s për të paktën 2 përqind të produktit të brendshëm bruto, një prag që do ta tejkalojë këtë vit, pas blerjes së avionëve të parë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara./REL


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *