Situata paraqitet dramatike në Thumanë. Një prej të mbijetuarve, thotë nën rrënoja i ka mbetur, gruaja vajza e mbesa e tij.
Në një prononcim për News 24, zotëria tha se ka mundur të komunikojë me mbesën e cila nën rrënoja bërtet e trembur e kërkon të atin, por nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.
Ai ishte dhe vetë i fashuar, për shkak të dëmtimeve që ka marrë në fytyrë pas lëkundjeve të forta të tërmetit. I moshuari thotë se është në ankth për të afërmit e tij.