13 ushtarë francezë humbën jetën pas përplasjes së 2 helikopterëve ushtarakë gjatë një operacioni ndaj xhihadistëve në Mali, raporton ‘RT’.
Kjo është humbja më e madhe e personelit ushtarak që kur Franca ndërhyri në vendin afrikan në vitin 2013.
‘Presidenti është shumë i pikëlluar të raportojë vdekjen e 13 trupave franceze në Mali në mbrëmjen e 25 nëntorit, në një përplasje midis dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër xhihadistëve,’ thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit Macron.