Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet viktima e parë e tërmetit, një djalë i ri nga Thumana


Kristian Preçi, kështu quhet personi i parë që identifikohet si një nga viktimat në Thumanë. Avokati i tij Kondi Ilia ka dhënë lajmin.

Kristiani ishte banorë i Thumanës, zonës që u godit më fort nga tërmeti, ku tre pallate janë shembur duke zënë poshtë banorët.

I riu kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte mbajtur në burg për pesë muaj. Sipas avokatit në mënyrë të padrejtë.

“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”, shkruan avokati.

Sqarojmë se të dhënat e deritanishme për numrin e viktimave janë konfuze, pasi nga zona e Thumanës zyrtarisht janë konfirmuar vetëm dy viktima. Mirëpo në media është raportuar për vdekjen e një gruaje të moshuar, një vajze 10-vjeçare dhe për vdekjen e Kristian Preçit, të tre nga Thumana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *