Vendosni fjalën kyçe....

Kërkimet vijonin në terren, Veliaj merr kamerat në Bashki dhe lexon emrat që përfituan dëmshpërblimet e tërmetit të parë


Ndërkohë që kërkimet për shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja vazhdonin, i vetmi që arriti të ndërpriste transmetimin drejtpërdrejt në televizionet kryesore ishte Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, brofi të mblidhte Këshillin për të numëruar të gjithë emrat që u dëmshpërblyen nga tërmeti i parë i datës 21 shtator.

Ndërkohë që të gjithë strukturat së bashku edhe me politikanët e tjerë ishin në terren për të parë nga afër operacionin, televizionet ndërruan telekomandën për te salla e Këshillit Bashkiak.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi për të zhvendosur vëmendjen nga fatkeqësia dhe përfitimi i kryebashkiakut të Tiranës i cili nuk shpalosi ndonjë plan masash por përkundrazi u fokusua te tërmeti i para dy muajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *