Vetëm pak çaste më parë është shembur një vilë në Durrës, brenda së cilës pak më herët kishin mbetur të bllokuar anëtarët e një familjeje.
Godina ishte shembur pjesërisht nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, duke zënë poshtë disa persona.
Ekipet e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e këtyre personave, por kur ndërtesa u shemb e gjitha para pak çastesh, sytë e zemrat e të pranishmëve u ndalën për pak sekonda.
Pak para se të shembej tërësisht, nga kjo banesë u nxorrën dy trupa të pajetë, ndërsa mendohet se kanë mbetur nën rrënoja 7-8 persona, katër prej të cilëve fëmijë të mitur.
Sipas gazetares Klodiana Lala, dy prej tyre janë motra binjake të moshës 3-vjeçare.
Deri më tani nga tërmetet raportohet për 9 viktimave, një në Lezhë, një në Kurbin ndërsa të tjerët në Durrës e Thumanë të Fushë-Krujës.