Vendosni fjalën kyçe....

Kosova dhuron 500 mijë euro pas tërmetit në Shqipëri


Kosova ka dhuruar 500 mijë euro për të zbutur pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një deklaratë për mediat nga Prishtina, kryeministri në detyrë, Haradinaj, shprehu solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ndihmuar Shqipërinë për të kapërcyer situatën e vështirë pas tërmetit.

Më herët nga Kosova kanë mbërritur një numër i madh personel i specalizuar për operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe një sasi ndihmash materiale.

Një numër vendesh të rajonit, Turqia, Greqia, Rumania e Italia kanë shprehur solidaritet me Shqipërinë dhe kanë nisur personel dhe ndihma materiale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *