Nga Klodian Tomorri
Ky është ligj qe e ka miratuar kjo qeveri, ky parlament, kjo maxhorancë vetëm 3 muaj me pare.
1-“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet …. që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën etj.
2-“Gjendja e fatkeqësisë natyrore” ёshtё gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.
3- Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.
4-Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:
a) bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile;
b) përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare;
c) vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore;
ç) cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore;
d) kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli
i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë.
5-Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
6- Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
P.s: Prandaj nuk kishim asnjë burim zyrtar të koordinuar informacioni ne sot. Prandaj nuk kishte një qendër komande për të komanduar gjithë operacionet e kërkim shpëtimit. Prandaj edhe tani nuk e dimë sa ndërtesa janë shembur sa njerëz janë nën rrënoja.
Zakonisht qeveritë apo shtetet që nuk zbatojnë/respektojnë ligjet apo vendimet e tyre quhen qeveri apo shtete zuzare.
VINI RE: Titulli është redaksional