Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kërkon ndihmë, Haradinaj: Të gjitha njësitë emergjente drejt Shqipërisë


Presidenti i vendit Ilir Meta ka komunikuar me telefon me Ramush Haradinajn i cili është kryeministri ende në detyrë i Kosovës.

Haradinaj thotë se i ka shprehur presidentit solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri.

Po ashtu ai thotë se ka kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama dhe Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitë emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.”– shprehet Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *