Vendosni fjalën kyçe....

Meta te spitali i Traumës: Ka të plagosur rëndë, secili të bëjë detyrën


Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Spitalin e Traumës në Tiranë ku janë paraqitur me dhjetra njerëz me dëmtime të shumta nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin mëngjesin e sotëm.

Meta tha se secili duhet të bëjë detyrën përkatës dhe theksoi që duhet t’u jepet përparësi duhet t’ju zonave më të prekura nga tërmeti.

 “Natyrisht që është e domosdoshme të kemi një evidentim të gjithë situatës në terren. Shpresoj të mos ketë viktima për shkak të plagëve pasi edhe të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Kërkon një shpejtësi të plotë. Por të gjithë duhet të bëjnë detyrën kudo në çdo drejtim.

E gjithë Shqipëria është në gjendje të rëndë, raportohet edhe për përgjakje por uroj të jetë situata në atë gjendje që thonë autoritetet. Sot është e rëndësishme të gjendemi sidomos pranë pronave ku janë rrëzuar gadina dhe ndërtesa, dhe të mësojmë nëse  ka viktima ose mund të ketë viktima të tjera që kanë mbetur aty”- tha Meta.

Paraprakisht është raportuar për viktima në Thumanë dhe në Durrës, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë i tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *