Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku konfirmon: 9 anëtarë të së njëjtës familje nën rrënoja


Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet në Durrës ku ka parë situatën nga afër pas tërmeteve që goditën vendin e morën jetët e gjashtë personave deri më tani.

Balluku ka konfirmuar se në këtë qytet, në zonën e Kënetës ndodhen 9 anëtarë të një familjeje nën rrënoja. Ajo thotë se ekipet e emergjencave po bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar ata.

“Familja Lala, 9 anëtarë nën rrënoja. Nuk e dimë nëse të 9 anëtarët ndodhen brenda në banesë. Banesa është e shkatërruar, unë jam vetë këtu. Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.”-tha Balluku.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka konfirmuar se rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihmē mbi 260 qytetarëve. Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *