Rreth 200 çadra janë montuar në Durrës e Thumanë për të strehuar familjet që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë e Mesme në orët e para të mëngjesit te sotëm.
Një numër i madh ndërtesash janë dëmtuar dhe janë të pabanueshme ndërkohë që numri i viktimave deri tani ka shkuar në 18 e i të plagosurve në disa qindra.