Vendosni fjalën kyçe....

Një javë para zyrtarizimit, mediat zbulojnë se kujt i shkon “Topin i Artë”


Lionel Mesi pritet të marrë për herë të gjashtë Topin e Artë si lojtari më i mirë në botë.

Ceremonia do zhvillohet javën që vjen në Paris, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se një delegacion nga revista ‘France Football’ udhëtoi për në Barcelona për ta informuar atë për arritjen.

‘Mundo Deportivo’ deklaron se Mesi do e marrë trofeun duke lënë pas vetes portugezin Ronaldo e holandezin van Dijk. Mesi, 32 vjeç, ka shijuar një vit tjetër të jashtëzakonshëm me klubin katalanas, pasi fitoi titullin e tij të 10-të të La Ligës me Barcelona sezonin e kaluar, duke shënuar 36 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *