Nuk ndalen lëkundjet e tërmetit. Pas atij me magnitudë 6.3 që tronditi Tiranën e Durrësin duke shkaktuar mjaft dëme, një tjetër tërmet është rregjistruar rreth 18 kilometra nga Kukësi. Por këtë radhë bëhet fjalë për një tërmet më të lehtë, me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter që u regjistrua në orën 04:39.
Nga tërmeti që goditi vendin në orën 03:50 të mëngjesit, ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara pasi është shumë herët. Zhurma e sirenave të ambulancave dëgjohet kudo nëpër kryeqytet, ndërsa në Durrës flitet se ka njerëz të lënduar nga shembja e një pallati.