Një grua dhe një vajzë e mitur janë nxjerrë të pajeta nga gërmadhat e pallatit të rrëzuar në Thumanë.
Ato nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shumë ndërtesa janë rrëzuar dhe dyshohet se nën rrënoja ka ende shumë persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Vendet e rajonit kanë nisur ekipe të specializuara dhe ndihma të tjera materiale për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë.
Më të prekura nga tërmeti janë Qarku i Durrësit dhe Tiranës ndërsa dyshohet se numri i viktimave ka shkuar në 13.