Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE zbulon zonat që kanë mbetur pa energji elektrike nga tërmeti


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka njoftuar se cilat janë zonat ku vijon të jetë e ndërprerë energjia elektrike.

Sipas OSHEE-së, lëkundjet e tërmetit që goditën vendin sot kanë shkaktuar avari në disa linja dhe objekte ku si pasojë kanë mbetur pa energji Durrësi, Manza, Vora, Golemi dhe Fushë-Kruja.

 “Vazhdojnë të mbeten jashtë pune linjat 35kV Shijak-Vorë, Shkozet-Kavajë dhe pjesërisht N/Stacionet dhe Fushë Krujë.
Pa energji elektrike janë zonat Durrës dhe pjesërisht Manza, Vora, Golemi dhe Fushë Kruja”, shkruan OSHEE.

OSHEE thotë se në terren ndodhen brigadat e sektorit “tension i lartë”, nga ku raportohet, rikthimi në punë të N/St Lezhë (pjesa 10kV), N/St Fier (pjesa 35kV) dhe N/St Laç.

Po ashtu janë publikuar edhe disa foto nga kabinat e dëmtuara në Durrës dhe në Laç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *