Qyteti i Durrësit është qyteti më i prekur nga tërmeti që goditi vendin tonë në orën 3:54.
Një pallat është shembur ndërsa raportohet se ka njerëz që kanë mbetur nën rrënoja. Ata janë bllokuar dhe kërkojnë ndihmë. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Zhurmat e sirenave të ambulancave dëgjohen kudo nëpër qytet.
Në banesa të tjera po ashtu raportohet për dëme të mëdha, por ende është shumë herët për të bërë një bilanc. Ndërkohë në qytetin bregdetar është ndërprerë edhe energjia elektrike.