Një tjetër tërmet sapo ka goditur përsëri vendin pak çaste më parë. Lëkundjet janë ndier edhe në Thumanë dhe në Durrës, atje ku ka ende banorë të bllokuar nën rrënoja. Kjo ka rrezikuar situatën e tyre por edhe të ekipeve të shpëtimit.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklarate paralajmëroi vetëm pak më herët se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme të tjera.
“Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.”-tha IGJEUM.
Deri më tani raportohet për tre viktima por dyshohet se numri i tyre mund të jetë më i lartë.