Është pezulluar mësimi në shkollat e vendit ditën e sotme e të nesërme.
Pezullimi vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zonat më të prekura nga tërmeti aktualisht janë Fushë Kruja e rrethinat e saj, Durrësi e Tirana.
Deri tani raportohet për dhjetëra viktima por numri i saktë nuk konfirmohet ende zyrtarisht.