Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shtetit thirrje durrsakëve: Lironi rrugët për emergjencat


Në një situatë alarmante, Policia e Shtetit detyrohet t’u bëjë thirrje të qytetarëve të Durrësit dhe të rrethinave të mos qarkullojnë me automjete por të lirojnë rrugët.

Kjo për të iu lënë të lirë rrugën shërbimeve të Emergjencave Civile, që të iu vijnë në ndihmë të lënduarve.

“Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ministria e Mbrojtjes deri më tani ka konfirmuar 6 persona të pajetë, mes tyre edhe një fmëijë.

Bëhet fjalë për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Viktimat janë një i ri në Kurbin që u hodh nga ballkoni, dy në Thumanë, dhe tre në Durrës.

Dëmet më të mëdha nga tërmetet janë shënuar në Thumanë dhe në Durrës ku ende po punohet për të nxjerrë banorët e bllokuar nën rrënoja.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu tha se deri më tani 325 qytetarë janë paraqitur në spitalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *