Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i PE-së mesazh shqiptarëve: Europa është me ju


Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka folur lidhur me situatën me të cilën po përballet vendi pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, që goditi vendin në orën 03:54.

 “Afërsia ime vëllazërore me njerëzit dhe me shtetin e Shqipërisë vështirë të provohej nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është në anën tuaj. Dhe do jetë”, shkruan Sasoli në twitter.

Tërmeti i fuqishëm ka qënë kryefjalë edhe e mediave të huaja, të cilat kanë raportuar për situatën në vendin tonë, duke e konsideruar këtë si tërmetin më të madh në disa dekada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *