Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Italia e Greqia kanë dërguar avionët me skuadrat speciale


Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sërish lidhur me situatën emergjente në vend, pas lëkundjeve të forta tektonika të cilët i kanë marrë jetën deri më tani 7 personave dhe kanë lënduar mbi 300 të tjerë.

Rama thotë se të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë ofruar ndihmë ndaj Shqipërisë e madje dy homologët nga Italia dhe Greqia kanë dërguar avionët e tyre me skuadrat speciale.

Postimi i Ramës:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *