Real Madridi dhe Tottenham Hotspur i Jose Mourinhos janë dy skuadrat më të fundit që e kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2:2 me Paris Saint-Germain dhe triumfit 4:2 kundër Olympiakosit, përkatësisht, por Atletico i Madridi rrezikon eliminimin pas humbjes 1:0 kundër Juventusit.
Në ndeshjet e tjetra të zhvilluara mbrëmjen e së martës në xhiron e parafundit në Champions, Bayern Munich, tashmë i kualifikuar, e shkatërroi 6:0 Crvena Zvezdën midis Beogradit, Manchester City, po ashtu i kualifikuar tashmë, u ndal me barazim 1:1 nga Shakhtar Donetsk, raporton Gazeta Express.
Atalanta e mundi 2:0 Dinamo Zagrebin, Bayer Leverkuseni e mposhti 2:0 Lokomotiv Moscow, ndërsa Galatasaray u nda baras 1:1 me Club Brugge.
Skuadra e Zinedine Zidane e siguroi kualifikimin pas dështimit të Club Brugge për ta mundur Galatasaray dhe barazimit 2:2 me Paris Saint-Germain.
Megjithatë, francezi duhet të jetë i zemëruar, duke parë që skuadra e tij e lëshoi një epërsi prej dy golave në 10 minutat e fundit, pasi po udhëhiqte falë golave të Karim Benzemas.
Kylian Mbappe dhe Sarabia shënuan dy gola për dy minuta dhe ia siguruan PSG-së vendin e parë në Grupin A.
Pas humbjes minimale ndaj Juventusit, Atletico Madrid rrezikon të eliminohet nga Liga e Kampionëve herët, nëse nuk fiton në ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Moscow.
Paulo Dybala shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, i cili doli të ishte i triumfit për kampionin italian.
Si rezultat e tri pikëve të reja, Juve e fiton Grupin D.
Crvena Zvezda 0:6 Bayern Munich
Bayern Munich e vazhdoi ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në Grupin B, duke e turpëruar 6:0 klubin serb, Crvena Zvezda.
Robert Lewandowski shkëlqeu me katër gola, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Leon Goretzka dhe Tolisso.
Bayerni është fitues i Grupit B, ndërsa klubi serb tashmë i eliminuar nga Liga e Kampionëve.