Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre një vogëlushe 10-vjeçare


Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën sot vendin. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar 6 persona të pajetë, mes tyre edhe një fëmijë.

Bëhet fjalë për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Viktimat janë një i ri në Kurbin që u hodh nga ballkoni, dy në Thumanë, dhe tre në Durrës.

Dëmet më të mëdha nga tërmetet janë shënuar në Thumanë dhe në Durrës ku ende po punohet për të nxjerrë banorët e bllokuar nën rrënoja.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu tha se deri më tani 325 qytetarë janë paraqitur në spitalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *