Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e një hoteli të rrëzuar në Durrës.
Më herët nga i njëjti objekt u nxorrën edhe dy trupa të tjerë. Ndërkohë qindra persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe spitalet e tjera rajonale.
Vijon ndërkohë operacioni për nxjerrjen e mundshme të trupave nga godinat e rrënuara. Tërmeti i fuqishëm me mangitudë 6.4 Rihter dhe 8-9 ballë intensitet goditi më shumë zonat e Thumanës, Fushë-Krujës, Durrësit, Tiranës e Kavajës.