Vendosni fjalën kyçe....

Tërmetet në vend, flet Rama: Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga tërmetet në vend, në veçanti në Durrës dhe në Thumanë të Fushë- Krujës.

Rama siguroi se po punohet për jetët e personave që gjenden nën rrënoja.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”– shkruan kryeministri. Ai është nisur në Durrës për të parë situatën nga afër.

Vetëm pak çaste më parë një tjetër tërmet ka goditur përsëri vendin. Kjo ka rrezikuar situatën e banorëve nën rrënoja por edhe të ekipeve të shpëtimit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklarate paralajmëroi vetëm pak më herët se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme të tjera.

“Sipas IGJEUM goditja kryesore ka kaluar. Ne zonen epiqendrore qytetaret keshillohen te qendrojne jashte pasi pasgoditjet qe pervijojne mund te shkaktojne demtime te metejshme.”-tha IGJEUM.

Deri më tani raportohet për tre viktima por dyshohet se numri i tyre mund të jetë më i lartë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *