Autoritetet përgjegjëse kanë nisur heqjen e depozitave të gazit nga disa hotele në zonën e Durrësit.
Në njoftim theksohet se përveç hoteleve të përmendura në listë, po vijojnë kontrollet edhe në zona të tjera të prekura nga tërmeti.
‘Në zbatim të urdhrit të brendshëm të kryeinspektorit, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.
Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:
1- Vila Verde
2-Hotel Lubjana
3- Hotel Tropikal
4- Karburant Gega “plazh “
5- Hotel Mia Mar
6- Restorant Reom në Manzë Durrës
Kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.’ – thuhet në njoftim.